Mentoring-logo-2

Bëhuni Mentor

“Të mbështesësh kulturën do të thotë të mbështesësh gjithë botën."

MENTORËT SOCIALE

Mentori: një figurë e lashtë me një rol bashkëkohor.

Në Odisenë e tij Homeri tregon se si Uliksi, përpara se të nisej për në Luftën e Trojës, i kishte besuar Mentorit rritjen dhe mbikqyrjen e Telemakut të vogël. Kështu, në thelb, termi mentor ka marrë në gjuhën e sotme kuptimin e modelit, frymëzuesit, mbështetjes dhe figurës, e cila e drejtuar nga një ndjenjë atërore, di të mbështesë në mënyrë diskrete, por edhe me vendosmëri të mbrojturin e tij në përmirësimin e rritjes së brendëshme dhe intelektuale.

Nën ndikimin e web 3.0 dhe të nivelit të thellë në të cilin është e ndërlidhur shoqëria e sotme, roli i mentorit merr një kuptim të ri, më të gjerë, përkatësisht atë të mbështetësit aktiv dhe katalizatorit të ofertës artistike dhe edukative të paraqitur nga operatorët kulturorë.

Mentori mentorues ka mundësinë të ndihmojë dhe të mbështesë një të ri, një student ose një individ në gjendje të jofavorshme në rritjen e formimin e tyre artistik, duke ushtruar një kontroll personal të drejtpërdrejtë mbi rezultatin e aktivitetit të tij mbështetës. Për më tepër, duke qenë se mentorimi zhvillohet brenda një komuniteti, që është një reflektim dixhital i strukturës produktive, sociale dhe institucionale të zonës së referencës, përfitimi social dhe i imazhit është gjithashtu i lartë.

ECONOMY

Mentorimi: promovoni për të promovuar veten

Duke qenë se kjo është një nismë që synon krijimin e një mënyre të re për të mbështetur artin dhe kulturën, tregu ekonomik të cilit Mentoring synon t’i drejtohet është ai i biznesit. Mentoring synon t’i ofrohet këtij tregu si agjenci për promovimin e imazhit, duke u futur kështu në sferën e sektorit terciar të mbështetjes së biznesit.

Analiza ballafaquese e krahason këtë propozim me ofertat aktuale të ngjashme në treg në një plan kartezian i cili sheh kontrollin mbi rezultatin përgjatë boshtit x (vlerësimi i saktë i ndikimit që ka pasur kontributi ekonomik i kompanisë në nismën kulturore-artistike me vetë iniciativën) dhe reputacionin (d.m.th. përfitimi publik i imazhit).

 Këto akse nxjerrin në pah qartë anët e forta dhe të dobëta të propozimeve të ndryshme në treg.

Në veçanti, kontrolli mbi rezultatin me sa duket është faktori më kritik që kompanitë perceptojnë në lidhje me mbështetjen e aktiviteteve kulturore: fakti i mosnjohjes së plotë se si janë përdorur kontributet që kompania ka ofruar dhe sa njerëz janë përfshirë në mënurë direkte ose indirekte nga iniciativa kulturore nuk është një stimul për nxitjen e bizneseve drejt nismave të tilla.

  • Donacione te lira

    Donacione që përkthehen në një reputacion të ulët publik dhe kontroll të ulët mbi rezultatin

  • Evente me karakter privat

    Organizimi i eventeve të korporatave që ofrojnë kontroll të lartë mbi rezultatin, por një reputacion të ulët publik

  • Sponsorizimi

    Financimi i ofertës kulturore me reputacion të lartë publik, por me kontroll të ulët mbi rezultatin

  • Mentorimi

    Zgjidhja më e mirë për të pasur një reputacion të lartë publik dhe kontroll të lartë mbi rezultatin