Mentoring-logo-2

Institucionet

“Arti shkund nga shpirti pluhurin e grumbulluar në jetën e përditshme.”
Pablo Picasso

SOCIAL

Një botë përfitimesh

Mentorimi është platforma e parë sociale që përfshin në mënyrë aktive shkollat ​​dhe institucionet publike ose private. Nëpërmjet një procesi të thjeshtë regjistrimi, çdo institucion do të mund të prezantojë një sërë përfituesish me mundësinë e përfitimit të biletave falas për akses në eventet e programimit Mentoring. Për shembull, një mentor ofron 100 bileta për një shfaqje tetatrale mbi Homerin. Një shkollë mund të kërkojë që këto 100 bileta t’u dhurohen po aq nxënësve të saj të dalluar. Në këtë mënyrë, shkolla mund të gëzojë avantazhet e ofruara pa pagesë, dhe mentori gëzon një rikthim imazhi duke përfshirë shkollat ​​dhe nxënësit e dalluar dhe në nevojë.

Për më tepër, vetë institucionet mund të bëhen mentorë, duke ndihmuar njerëzit në gjendje jo të favorshme për afrimin e tyre në nismat kulturore. Gjithashtu mund të propozojnë nisma dhe evente.

Shkolla dhe Shoqata

Me institucione nënkuptojmë të gjitha ato organe që kontribuojnë në përhapjen e kulturës dhe zhvillimin e shoqërisë civile. Shoqatat bamirëse, në veçanti, mund të inkurajojnë përhapjen e kulturës midis bashkëpunëtorëve të tyre dhe mes njerëzve që ata asistojnë, duke propozuar një sërë subjektesh në nevojë dhe të dalluar të cilët mund të përfitojnë nga biletat e ofruara nga mentorët.

Shkollat, bazuar në kritere të tilla si nevoja ose merita, mund të identifikojnë nxënësit që duan të aksesojnë ofertat kulturore dhe arsimore të zonës.

Nëse jeni një organ lokal i mbrojtjes sociale, një shkollë apo organ trajnimi, aplikoni për t’u bërë pjesë e Komunitetit të Mentorimit.

Avantazhet

  • Përfshini njerëzit në vështirësi

  • Ndihmoni individët e dalluar

  • Keni avantazhe falas

  • Lehtësia e përdorimit të platformës