Mentoring-logo-2

ÇFARË ËSHTË METORIMI

“Idetë e mbyllura në vetvete vyshken dhe shuhen. Vetëm nëse qarkullojnë dhe përzihen, jetojnë duke u ushqyer njëra tjetrën dhe kontribuojnë në jetën e përbashkët, domethënë në kulturë.”
Gustavo Zagrebelsky

MISIONI

Katër realitete, pë një qëllim të vetëm.

Mentorimi e zhvendos vëmendjen nga një ofertë në një kërkesë arsimore dhe kulturore, duke krijuar një ekosistem të vërtetë të administruar nga një platformë dixhitale sipas metodave tipike të komunitetit “smart” dhe të orientuar për të bërë të mundur dialogimin e katër botëve që karakterizohen sot nga një nivel bashkëpunimi që nuk është veçanërisht i lartë:

• përdoruesit, me vëmendje të veçantë për të rinjtë dhe njerëzit në kondita jo të favorshme.

• ofertën arsimore, kulturore dhe artistike, veçanërisht atë të përmasave të vogla dhe të natyrës lokale;

• bota e biznesit dhe, në përgjithësi, subjektet institucionale dhe ekonomike, të përfshira në një formë të re angazhimi, si një alternativë ndaj rolit tradicional të sponsorizimit;

• institucionet arsimore dhe agjencitë e mbrojtjes sociale në zonë të cilat, brenda ekosistemit, janë sinjalizues i të rinjve dhe i njerëzve që meritojnë mbështetje.

Projekti i Mentorimit synon të arrijë objektivat e mëposhtme:

• të mbështesë rritjen e rinisë në art dhe në konceptin e së bukurës nëpërmjet ofertës së bursave të studimit, të frymëzuara nga nevoja për të promovuar dhe lehtësuar aksesin në propozimet arsimore territoriale (jo vetëm propozime arsimore dhe trajnimi, por edhe sezone teatrale, simfonike, operistike, koncertore etj.) të studentëve të dalluar dhe/ose në kondita jo të favorshme ekonomike dhe në përgjithësi nga kategorive të pafavorizuara;

• ngritja e një rrjeti të mirëfilltë solidariteti në të cilin bashkohen institucionet kulturore (teatër – muzikë – vallëzim, kinema, trajnime artistike, trashëgimi muzeale, etj.), përdoruesit e tyre, mentorët dhe bota e institucioneve;

• Konkretizimi i një ekosistemi nëpërmjet një platforme web që lidh subjekte të ndryshëm sipas një logjike të Komunitetit Smart.

Platforma e Mentorimit koordinon të gjitha këto subjekte dhe mbështet përdoruesit e propozimeve kulturore dhe trajnuese, duke u garantuar Mentorëve mundësinë e ushtrimit të kontrollit maksimal mbi rezultatin e aktivitetit të tyre të mentorimit, duke qenë se mbështetja është e personalizuar, për më tepër, duke qenë se veprimi i mentorimit zhvillohet brenda një komuniteti, i cili reflekton strukturën sociale dhe produktive të zonës së referencës, përfitimi social dhe ai i imazhit është gjithashtu i lartë.

DIGJITAL

Ekosistemi mentorues

  • Oferta kulturore

    Operatorët kulturorë propozojnë nismat e tyre për ti përfshirë ato në programin e Mentorimit

  • Biznesi dhe tregëtia

    Kompanitë i mbështesin nismat duke vënë në dispozicion të së cilave kupona ose bursa studimi

  • Institucionet arsimore

    Shkollat u ofrojnë studentëve të zellshëm pjesëmarrjen në nismat kulturore

  • Përdoruesit

    Përdoruesit përfitojnë pa asnjë shpenëzim, duke marrë pjesë në nismat kulturore.

Etika

Mentorimi është një komunitet etik

Mentorimi nuk ka si objektiv fitimin, por mban në qendër subjektet që marrin pjesë në nismat e ndryshme. Këto subjekte kanë përfitim në aspektin ekonomik, social, imazhi dhe pasurimi personal.

Merrni pjesë për të kontribuar në një rritje në  idenë së të bukurës!

SISTEMI

Si funksionon platforma

  • Vizitoni platformën

    Vizitoni faqen e internetit dhe regjistrohuni në buletinin për tu përditësuar mbi iniciativat.

  • Regjistrohu

    Regjistrohu në Komunitet si kompani mentore, si shkollë, si agjenci sociale ose si operator kulturor.

  • Kalendari i eventeve

    Qëndro i përditësuar për orarin e eventeve

  • Merrni bileta

    Merrni bileta dhe merrni pjesë në event